‘Kosova’ e Buxhovit mbërrin në Zvicër

Libri ‘Koosva’ në tri vëllime i shkrimtarit dhe historianit Jusuf Buxhovi u prezantua edhe para lexuesve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Zvicër. Libri u promovua në Solothurn dhe në Lozanë, ndërsa pritet që sot (e mërkurë) të promovohet edhe në Sursee (Lucern).
Siç raporton albinfo.ch, i pranishëm në promovime ishte edhe autori Buxhovi, i cili duke prezantuar librin, tha se mesazhi që ka dashur ta përçojë përmes librit ka qenë para së gjithash ngritja e besimit të lëkundur të shqiptarëve në veten e tyre.
“Ne kemi ndërtuar shtetin por nuk e kemi ndërtuar ardhmërinë. Ajo nuk ndërtohet me deklarata politike. Dhe këtu qëndron rreziku për Kosovën dhe shqiptarët”, tha Buxhovi.
“Shteti i Kosovës si çdo shtet duhet ta ketë historinë e vet. Unë megjithatë duke shkruar këtë libër nuk jam përqendruar vetëm në historinë e Kosovës. Unë kam synuar që shqiptarët të kenë një histori shpirtërore që nga antikiteti e deri më tash”, shtoi ai.