E Shtunë, 31 Tetor 2026

Furtado rikthehet në vjeshtë

Edhe pse ishte paralajmëruar se albumi i ri i këngëtares, Nelly Furtado, do të dalë në treg në qershor, adhuruesve do t’iu duhet ta presin atë deri në shtator.

Albumi i ri i Nelly Furtado, "The Spirit Indestructible" (Shpirti i Pashkatërrueshëm), është dashur që të publikohej më 19 qershor, por vetë këngëtarja vendosi që publikimin e tij, befasisht, ta shtyjë edhe për disa muaj.

"Nelly ka vendosur që albumi të publikohet në muajin shtator, për të pasur kohë që ta promovojë atë ndërkohë në gjithë botën”,thuhet në njoftimin e shkurtër të menaxherit të saj.

Ndryshe, albumin e fundit në gjuhën angleze, “Loose” (E Liruar), Nelly Furtado e ka publikuar në vitin 2006, ndërsa në vitin 2009 ajo ka incizuar albumin në gjuhën spanjolle “Mi Plan” (Plani Im).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›