‘Made in Albania’ në vitet dymijë
Vizioni i tij për Shqipërinë ngrihet sipas një stereotipi klasik: një tokë kufitare ku sosin veturat dhe motoçikletat e vjedhura. Në udhëtim ai prek një realitet të papritur, ndryshe nga ç’ka pasur në kokë. Është një prezantim me Shqipërinë e sotme, 20 vjet pas rënies së regjimit totalitar, përmes syve të tre 20-vjeçarëve.
Dokumentari është ndërtuar si një film që ndjek rrugën e tre protagonistëve, në udhëtimet e tyre të vetmuara dhe takimet me persona tejet të veçantë. Stefania Casini është regjisore e filmit “Larg nga” së bashku me Francesca Marciano-n me të cilin janë prezantuar dhe në Festivalin e Filmit në Venecia.
Ka drejtuar festivalin e filmit “Toka e Sienës” (2000-2002). Ka marrë pjesë edicionin e kaluar të Festivalit të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Tiranë, me filmin “Shuplakë mafies”. Dokumentari artistik “Made in Albania” është prodhim i Bizef Produzione dhe i Era Film në bashkëpunim me Rai Cinema.