E Shtunë, 31 Tetor 2026

Johnny Depp, anëtar nderi i fisit Comanche

Aktori amerikan, Johnny Depp, u bë anëtar nderi i fisit Comanche. Anëtari i këshillit fisnor të popullit Comanche, Ladona Harris, tha se kryesia e këtij këshilli e ka nderuar aktorin Depp në shtëpinë e tij në Albuquerque, më 16 maj.

Harris shtoi se sipas traditës së adaptimit të cilën e ndjekin Comanchet, ajo tani e konsideron Johnny Deppin si birin e saj.

Depp aktualisht në New Mexico po luan rolin e indianit në filmin "Lone Ranger".

Aktori amerikan në filmin, i cili është një remake i serisë së popullarizuar të radios dhe televizionit amerikan nga mesi i shekullit të njëzetë, luan rolin e ndihmësit të rangerit të vetmuar, indianin Tonto.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›