Botohen 43 mijë faqet e Mbretëreshës Victoria
Mendimet, brengat, ëndrrat, dyshimet, opinionet politike, thashethemet dhe pasionet e Mbretëreshës Victoria, të futura në 43 mijë faqe të protokolleve private, janë lëshuar në versionin online nga stër-stërmbesa e saj, Mbretëresha Elizabeth.
“Duket e përshtatshme që subjekti i botimit të parë të madh i materialeve nga arkivat mbretërore është Mbretëresha Victoria, e cila ka qenë monarku i parë që ka festuar jubileun e gjashtëdhjetë”, shkruan mbretëresha në një mesazh për të shënuar botimin, që vazhdon me projektin digjitalizues tetëmuajsh për të festuar jubileun e saj nga arkivat mbretërore, biblioteka Bodleian në Oksford dhe kompania informative ProQuest.
Në mbi 43 mijë faqe, midis tjerash, monarku i parë që ka festuar jubileun e gjashtëdhjetë tregon për takimet me kryeministrat, lindjen e fëmijëve dhe dashurinë ndaj bashkëshortit të saj Albertit.