‘Mashtruesi’ De Niro

Maidoff u dënua me 150 vjet burg, për shkak se kishte organizuar një mashtrim gjigant financiar. Aktori 68-vjeçar amerikan, fitues i dy çmimeve Oscar, do të jetë edhe producent ekzekutiv i projektit, i cikli ende ndodhet në fazën përgatitore.
Filmi televiziv do të xhirohet duke u bazuar në librin për Madoff të shkrimtares së gazetës ‘The New York Times’, Diana B. Henriques, ““The Wizard of Lies: Bernie Madoff and the Death of Trust” (Eksperti i Rrenave: Bernie Madoff dhe Vdekja e Besimit), por edhe në librin e Laurie Sandell “Truth and Consequences: Life Inside the Madoff Family” (E Vërteta dhe Pasojat: Jeta Brenda Familjes Madoff), të cilin ajo e shkroi në bashkëpunim me djalin e Madoff, Andrew.
Skenari i është besuar John Burnham Schwartz, i cili njihet për novelën e tij “Reservation Road”.
Ndryshe, financieri me karrierë afro 20-vjeçare, Bernard Madoff (70), që ishte një yll i vërtetë i Wall Street, asnjëherë nuk kishte investuar asnjë cent të klientëve të tij, por gjatë gjithë kohës me paratë e tyre i paguante klientët e vjetër, duke krijuar kështu njëlloj skeme piramidale.
Mashtrimi i tij u zbulua në vitin 2008, kur një numër i madh investitorësh të frikësuar nga kiza e atëhershme filluan të kërkonin nga Madoff kthimin e parave të tyre.