E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes Heavy D

Njëri nga reperët më me ndikim të viteve të 90’a, Heavy D (44), ka vdekur të martën nga pasojat e pneumonisë.

Reper Dwight Arrington Myer, që nga publiku njihej me hitet e tij "Now That We Found Love" dhe "Got Me Waiting", por edhe si këngëtar i rep grupeve Heavy D dhe The Boyz, ka vdekur të martën në mesditë, pasi që ishte dërguar në spital për shkak të vështirësive me frymëmarrje.

Pas përfundimit të shopin, Heavy D kishte filluar të merrte frymë rëndë derisa po hipte shkallëve të shtëpisë së tij. Fqinji i tij disenjatori Adam Mills e gjeti të mbështetur për parmakë, derisa një tjetër thirri ndihmën e shpejtë.

Kur artrit në spital këngëtari ende ishte i vetëdijshëm dhe ankohej se s’po mund të ngopej frymë. Pak më vonë vdiq, ndërsa mjekët si shkak të vdekjes e cekën pneumoninë. Policia po heton shkaqet e vdekjes së tij.

Në fillim të muajit tetor Heavy Di performoi në koncertin për nder të këngëtarit Michael Jackson, së bashku me motrën e Jackson, La Toya.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›