145Monitorimi146 i Serbise
Vetem 12.4 perqind e serbeve i besojne presidentit Tadic ndersa kryeministrit Cvetkovic i besojne 2.9 perqind. Vetem 44 perqind e qytetareve serbe konsiderojne se BE eshte gje e mire per Serbine kurse 37.9 perqind e tyre mendojne se Mladic eshte patriot. 67 perqind e serbeve e kundershtojne vendosmerisht pranimin e pavaresise se Kosoves.
Vetem 4.9 perqind e qytetareve serbe jane te kenaqur me nivelin e jeteses nderkohe qe 78 perqind e tyre mezi e 147lidhin skajin me skaj148. Keshtu rezulton nga hulumtimi i fundit i agjencise Gallup International qe u prezantua te merkuren ne Bruksel ne kuader te projektit Balkan Monitor.
Sipas rezultateve te hulumtimit 65 perqind e qytetareve te Serbise nuk ka besim ne qeverine perderisa 18 perqind e tyre besojne se kryeministri Cvetkovic eshte mjaft profesional Goxha indikativ eshte edhe ajo se nga me pak se gjysma e banoreve te Serbise vetem 44 perqind konsiderojne se anetaresimi ne BE eshte nje gje e mire.
Megjithate nese eventualisht do te organizohej nje referendum per hyrjen e vendit ne BE 63 perqind e qytetareve serbe do te deklaroheshin per. Ndryshe qytetaret mendojne se Serbia do te hyje ne BE tek ne vitin 2017.
Paralelisht hulumtimi i Gallup tregon se 60 perqind e banoreve te Serbise konsiderojne se standardi i tyre jetesor po perkeqesohet gjithnje e me shume nderkaq 70 perqind te te anketuarve deklaruan se gjendja e tyre ekonomike sivjet eshte dukshem me e keqe se vitin e kaluar. Ne pyetjen nese 147ne dy muajt e fundit parti ndonje moment kur ju nuk kishit para te mjaftueshme per ushqim148 pozitivisht u pergjigjen 22.7 perqind e te anketuarve. Si pasoje 78 perqind e qytetareve deklaruan se kane probleme serioze ekzistenciale.
Sipas hulumtimit te Gallup 67 perqind e serbeve mendojne qe Serbia kurre nuk duhet ta pranoje pavaresine e Kosoves. E nga ana tjeter vetem 15.4 perqind e tyre u pajtohen qe Serbia te heqe dore nga Kosova ne kembim te anetaresimit ne BE.
Ne nivel rajonal krahas maqedoneve edhe serbet ne mase te madhe konsiderojne se ne pese vitet e ardhshme do te mund te shpertheje nje lufte rajonale. 24 perqind e qytetareve te ketyre dy shteteve mendojne se mund te shpertheje nje lufte e tille. Nga agjencite