E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Ngjallen’ Hendrix e Morrison

Revista amerikane ‘Billboard’ shkruan se, pas Tupac Shakur dhe Elvis Presley, hologramët e tyre do t’i kenë edhe dy idhujt e pavdekshëm të muzikës, të cilët do të mund “të performojnë” para publikut.

Kitaristi i famshëm, Jimi Hendrix, dhe kult-këngëtari i grupit The Doors, Jim Morrison, së shpejti do të kenë hologramet e tyre, konfirmoi për revistën, drejtuesi i pronës së këngëtarit të ndjerë, Jeff Jampol.

"ka dekada që po mendojmë për versionin 3D të Morrison, dhe shpresojmë që publikut do t’i organizojmë një spektakël të paharrueshëm me hologram”, sqaroi ai për ‘Billboard’.

Nga ana tjetër, kompania britanike Musion Systems tashmë është duke përgatitur hologramin e Hendrix, megjithëse ende nuk dihet se për ç’gjë do të shfrytëzohet ai, meqenëse motra e kitaristit, Janie Hendrix, nuk duket të jetë fort “e entuziazmuar” me këtë ide.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›