Dr. House si Robocap?

Hugh Laurie, që njihet si Dr. House, duket se po negocion për t’u shfaqur në filmin për Robocap.
Pjesëmarrjen e tyre në ribërjen e filmit të vitit 1987 tashmë kanë konfirmuar aktorët Joel Cinamen, Gery Oldman dhe Samuel Lee Jackson, ndërkohë që producentët tani po e negociojnë edhe angazhimin e aktorit të njohur britanik.
Nëse pajtohet, Laurie do të duhej të luaj “një keqbërës”, që me fjalë të tjera i bie se do të shfaqet nërolin e drejtorit të kompanisë që policin e plagosur e shndërron në një robot që do t’i shërbej interesave të saj.
Xhirimi i filmit do të fillojë sivjet, ndërkohë që filmi për Robocap – me apo pa Dr. House – në kinema do të filloj të shfaqet në verën e vitit 2013.