Anelka, trajner i Shanghait

Nicolas Anelka i është bashkuar stafit teknik të Shanghai Shenhua për ti ndihmuar skuadrës të dalë nga kriza pas vetëm një fitoreje në pesë ndeshjet e para të Superligës kineze.
Lajmi ka zgjuar spekulime rreth shkarkimit të trajnerit Jean Tigana. Klubi ka njoftuar për ndryshime në stafin teknik, ku ka angazhuar edhe sulmuesin e skuadrës, Anelka.
“Kapiteni Nicolas Anelka do të jetë edhe trajner i ekipit”, thuhej në komunikatën e Shanghai Shenhua. Anelka, 33 vjeç, iu bashkua Shanghait në janar pas përfundimit të qëndrimit katërvjeçar në Chelsea.