E Diel, 1 Nëntor 2026

‘The Bourne Legacy’ arkëton 41 milionë dollarë

Ka dalë në kinema filmi “The Bourne Legacy”, vazhdimi i filmave “Bourne” të cilët u interpretuan nga Matt Demon.

Por aktori Demon nuk është personazhi kryesor i filmit “The Bourne Legacy”. Tashmë është Jeremy Rener ai i cili interpreton personazhin kryesor të filmit. Së bashku me të në film janë pjesëmarrës edhe Rachel Weisz e Edward Norton.

Aaron Cros është emri i personazhit që vazhdon në gjurmët e Jason Bourne. Së bashku me një shkencëtare e cila di për një projekt të mbyllur nga lojërat politike, Aaron Cros përpiqet që të shpëtojë nga ndjekja e agjentit të CIA-s, i cili interpretohet në film nga Eduart Norton.

Filmi ka dalë në kinematë amerikane në datën 10 gusht dhe menjëherë gjatë vikendit ka grumbulluar 41 milionë dollarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›