‘The Lock’ shitet për 35 milionë dollarë

Një vepër e rëndësishme e artistit të njohur britanik, John Constable, e cila ishte bërë shkas për grindjen e një familjeje aristokrate spanjolle, është shitur për 35 milionë dollarë në një ankand të organizuar nga shtëpia e ankandeve “Christie”. Kjo vlerë ka tejkaluar rekordin që mbante deri më tani piktori. Vepra e titulluar “The Lock”, është pjesë e një nga cikleve më të famshme të Constables, që deri më tani kishte qenë në Galerinë Kombëtare Britanike në Londër.
Pritjet për këtë vepër kishin qenë deri në rreth 30 milionë dollarë. Përgjithësisht, pikturat e mjeshtrit britanik nga shitjet kanë sjellë rreth 90 milionë dollarë për shtëpinë më të madhe të ankandeve në botë. “The Lock” ishte vepra e fundit e serisë së Constables që ishte në pronësi private dhe ishte shitur nga koleksioni i Baroneshes së njohur si Tita Thyssen - Bornemisza. Ky vendim ishte kritikuar mjaft nga artistë nga e gjithë bota. Tita kishte thënë se ndarja nga piktura kishte qenë shumë e dhimbshme, por kishte shtuar se ajo kishte pasur nevojë për para.