E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Topi i Artë’ duhet të shkojë në Real

Mesfushori i Real Madridit, Esteban Granero mendon se ‘Topi i Artë’, çmimi individual më prestigjioz, duhet të shkojë tek fituesi i fundit i La Ligas.

Tradicionalisht, ky trofe ka shkuar tek lojtarët që kanë shfaqur lojë të mira në evenimentet e mëdha, siç janë Liga e Kampionëve dhe Kampionati Evropian.

“Titulli ynë do të kujtohet përgjithmonë, sepse rekordin e pikëve dhe golave që e bëmë, do të jetë vështirë të arrihet. Real Madridi është ekip që vështirë mposhtet.

Shpresoj që ‘Topi i artë’ do t’i takojë ndonjërit prej lojtarëve tanë”, tha Granero. Cristiano Ronaldo e Iker Casillas janë ndër kandidatët nga Reali për ta fituar këtë çmim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›