J.K. Rowling sërish ngjall kureshtje

Në Britani tashmë po debatohet për atë nëse Rowling do të vazhdojë të mbetet burim parash për botuesit. Ata që besojnë në këtë, supozojnë se librit i saj i ri do të shitet në të paktën një milionë ekzemplarë , sepse një numër i madh njerëzish do të interesohen të shohin se si shkruan ajo për të rritur. Së këndejmi, është krejtësisht i kuptueshëm interesimi enorm i shtëpive botues për bestsellerin e ri të J. K. Rowling, saga e së cilës për Harry Potter është përkthyer në 74 gjuhë dhe çyshtë shitur në mbi 450 milionë ekzemplarë.
Përveç zhanrit, shkrimtarja më e pasur britanike ka ndërruar edhe botuesin (Bloomsbury) dhe ka nënshkruar kontratë me Little Brown.
Ndryshe, “The Casual Vacancy” është një roman me humor të zi, i shkruar në afro 400 faqe. Ngjarja zhvillohet në qytezën fiktive Pagford, ku vdekje e papritur e deputetit të qytezës, Barry Fairbrother, shkakton përçarjen e komunitetit idilik.