‘Topi i Artë’, për Messin ose Xavin

Dyshja katalunase është futur në rrethin e ngushtë, së bashku me futbollistin madrilen, ndërsa fituesi do të dihet në gala mbrëmjen speciale që do të mbahet në Zurich ët Zvicrës, më 9 janar.
“Këta të tre janë më të mirët në botë për momentin. Mirëpo, unë kam aty dy kolegë dhe do të isha i lumtur nëse ndonjëri nga ta do të ishte fituesi”, deklaroi Iniesta, i cili vitin e kaluar ishte futur në rrethin e ngushtë të ‘Topit të Artë’, së bashku me Messin dhe Xavin.
27-vjeçari, i cili ka shënuar golin historik të Spanjës, në finale të Botërorit 2010, ndaj Holandës, tregon edhe objektivat e tij për vitin 2012.
“Do të jetë një vit ngazëllues. Spanja e ka sfidën e madhe në Euro 2012, ndërsa Barcelona pret një tjetër sezon të madh”, vazhdoi ai. Iniesta, i cili është rritur në Albacete, thotë se nuk do ta harrojë kurrë këtë ekip, këtë qytet dhe njerëzit e tij.