E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sampdoria ëndërron Hetemajn

Përparim Hetemaj është bërë objektiv i Sampdorias. Pasi i përforcuan radhët e tyre me treshen Juan Antonio, Emanuele Berardi dhe Giuseppe Iachini, drejtuesit e klubit italian ia kanë mësyrë edhe mesfushorit kosovar, i cili mbron ngjyrat e Chievos.

Sipas mediave italiane, respektivisht uebfaqes calcionews24.com, ekipi nga Genova do të mundohet ta bindë Hetemajn që të largohet nga klubi nga Verona, për t’u transferuar në Samp, e cila garon në Serie B italiane.

Përfaqësuesi finlandez mbetet një ëndërr e drejtuesve të Sampdorias, të cilët synojnë që të rikthehen në elitën e futbollit italian këtë sezon.

Hetemaj do të mund të luante në vazhdimësi në Sampdoria dhe do të mund të bëhej lojtari më i dashur nga tifozët, duke e llogaritur kualitetin që e posedon dhe angazhimin që bën në fushë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›