E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaka drejt Hamburgut

E ardhmja e Granit Xhakës mund të jetë e lidhur me Hamburgun. Mesfushori i Baselit kërkohet me ngulm nga trajneri i klubit gjerman, Thorsten Fink, me të cilin kishte punuar së bashku te kampioni aktual zviceran deri në muajt e fundit.

Për këtë, drejtori sportiv i Hamburgut, Frank Arnesen dëshiron t’ia plotësojë kërkesën trajnerit. 19-vjeçari konsiderohet si njëri prej shpresave më të mëdha të futbollit zviceran. Me Xhakën, Hamburgu do ta bënte një përforcim të madh, me një investim të vogël.

Xhaka ka shpërthyer këtë vit me Baselin, por është bërë pjesë e rëndësishme edhe e përfaqësueses së Zvicrës. Ai ka kontratë me Baselin deri në qershor të vitit 2015, por ky fakt nuk do ta pengonte që të transferohet gjatë janarit në Gjermani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›