Ronaldo e meriton ‘Topin e Artë’

Klubi ‘Blaugrana’ fitoi pesë tituj në këtë vit, me vetëm një humbje në finale të Copa del Rey, e cila i takoi ekipit madrilen, falë golit të Ronaldos.
Edhe pse e pranon se Barça është ekipi më i mirë në botë, ish futbollisti i Monacos, Arsenalit dhe Chelseas mendon se ish futbollisti i Manchester Unitedit e meriton këtë trofe individual.
“Xavi e ka ri definuar pozitën e mesfushorit organizues. Loja e Barçës kalon përreth tij dhe ai është talent i rrallë. Messi bën së bashku gjithçka Barcelona bën, ai është i papërshkrueshëm. Ai është lojtar i PlayStation”, deklaroi ish përfaqësuesi francez për të përditshmen spanjolle, Marca.
“Mirëpo, unë do të shkoja për Ronaldon, edhe pse më pëlqejnë edhe dy të parët. Reali bën lojë në kontekst më të komplikuar se Barcelona, por ai ka disa statistika impresionuese. Pasi ishte mbret i Anglisë, ai nuk hezitoi ta shfrytëzonte për mrekulli edhe sfidën e re që iu ofrua në Madrid. Cristiano i ka marrë të gjitha përgjegjësitë vetë dhe mund të jetë më i aftë se Messi. Mirëpo, unë shpresoj që të dy ta arrijnë nivelin më të lartë që të jetë e mundur”, përfundoi Petit.