E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Amerikanët e Shëmtuar”

Në filmin e animuar “Ugly Americans”, derisa zombi gëlltit një kroat, thotë: “Shijon si të ishte serb”. Nga Express më 07 korrik 2011 në ora 13:40

Fillimisht kroatët dhe Kroacia u përmendën në serialin “Monk”. Në episodin e serialit që u transmetua në fillim të muajit qershor, flamurit kroat i ishin ndërruar ngjyrat – ngjyra e kuqe e tij ishte bërë e gjelbër, ndërsa flamurit në mes i ishte shtuar edhe një stemë prej gruri, që ishte pjesë e stemës së dikurshme të RSFJ.

Ndërkaq, gjatë një bisedë inspektori Monk pohonte se në këtë vend luftohet tash 600 vjet , dhe se njerëzit e atjeshëm flasin një gjuhë të përzier ruso-kroate. E, kur inspektori tenton të bisedojë me një shitës i cili nuk e kupton, vjen në përfundim se ky është popull (kroatët) që s;e njeh as gjuhën e vetë. Natyrisht, episodi u pasua me koment të shumta negative në Kroaci.

Ndërkohë, ende pa u shuar mirë pezmi i shkaktuar nga “Monk”,
kroatët mbetën të shokuar kur sërish u gjendën “shënjestër”, kësaj radhe nga ana e serialit të animuar amerikane “Ugly Americans”. Kjo, ngase kur në episodin e fundit një grua-zombi tërheq zorrët e një mashkulli për t’i ngrënë, thotë: “Mmm, është ky kroati im i parë. Shijon si të ishte serb!”

Në fakt, seriali përshkruan realitetin alternativ të New Yorkut, brenda të cilit konfrontohen magjistarët, zombit dhe njerëzit-ujqër. Prapa serialit të animuar qëndrojnë Devin Clark dhe David M. Stern - i cili është bashkëpunëtor edhe në serialin tjetër të animuar amerikan “The Simpsons”.
Ndryshe, kroati fatkeq nga seriali “Ugly Americans” ka një biografi të dhimbshme: erdhi në New York si kroati i fundit i mbetur gjallë, ndërkohë që për mbijetesë fiton ëmbëlsira duke u zhveshur në një spital. Ai nuk ka dell për humor, anglishten e flet me një theks të keq dhe paksa i ngjanë Boratit. Dhe, goditjen e fundit e merr derisa është gjysmë i vdekur, atëherë kur zombi komenton se “shijon si një serb”.

Episodi do të shfaqet në kanalin amerikan Comedy Central të enjten, nga ora 10:30.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›