E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Apokalipsi” rrit vetëvrasjet

Ndërsa fundi i vitit po afron, ankthi për ata që besojnë profecitë majane për fundin e botës në datën 21 dhjetor vazhdon të shtohet.

Në këto kushte, ekspertë të Agjencisë Hapësinore Amerikane “NASA” paralajmëruan se këta zëra krijojnë një kërcënim serioz mbi jetën e fëmijëve të frikësuar apo adoleshentëve depresivë.

David Morrison, një astro-biologjist i “NASA”-s, deklaroi në mediat amerikane se çdo ditë atij i mbërrijnë një numër i madh e-mailesh, nga qytetarë të shqetësuar, shumica prej të cilëve në moshë minore.

”Disa ankohen se nuk mund të hanë ose janë tepër të shqetësuar për të fjetur, ndërsa ka edhe prej tyre që shkruajnë se ankthi për fundin e botës i bën të mendojnë vetëvrasjen”, deklaroi Morrison.

Njëkohësisht, statistikat tregojnë se rastet e vetëflijimeve, të ndikuar thellësisht nga zërat e apokalipsit, janë rritur ndjeshëm së fundmi.

Spekulimet për fundin e botës bazohen në besëtytnitë antike të fiseve të vjetra maja, për të cilat kalendari i botës përfundon më datën 21 dhjetor 2012.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›