Nisin përgatitjet për implementimin e IBM-së

Kanë filluar punimet, në disa pika kufitare me Serbinë, për implementimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit. Në Jarinje dhe në Merdard po punohet intensivisht që të bëhen gati objektet që do të shërbejnë për këtë marrëveshje ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Sasha Rasiq, e ka konfirmuar këtë lajm për mediat serbe.
Ai ka thënë se në veri do të ketë 6 pika kufitare në total. “Dinamika e instalimit të pikave kufitare, në kuptim të hapësirës, infrastrukturës varet nga terreni. Në plan është që fillimisht të nisë implementimi në 4 pika kufitare, e më pas edhe në dy tjera”, ka thënë Rasiq. Po sipas tij, në njërën prej ndërtesave përveç zyrtarëve të Beogradit e Prishtinës do të ketë edhe një përfaqësues të EULEX-it.