Paqe në derbin gjerman

Pjesa e parë e këtij takimi ishte një lojë e balancuar me Bayern dhe Dortmund që nuk ishin edhe aq kreativ për të konkretizuar rastet e tyre.
Bayern dominoi me posedim të topit por edhe më raste mirëpo Mark Hummels ishte fajtori kryesor që ndaloi shumicën e aksione të Bayernit.
Pjesa e dytë filloi me të njëjtin ritëm, me Bayern që ishte skuadër shumë më e mirë në fushë.
Ky presion i Bayern shpërblehet pasi që bavarezët kalojnë në epërsi në minutën e 68 me anë të Tony Croos.
Por, pas pësimit të golit ishte Dortmund që filloi ta komandoj lojën.
Nuk vonoi shumë dhe Mario Gotze barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 74.
Por, pavarësisht rasteve të të dyja skuadrave, 15 minutat në vazhdim bën që asnjëra prej tyre të shënoi golin e fitores.
Ndërkaq, ky barazim më shumë i konvenoj Bayernit pasi që ende ka një diferencë prej 10 pikësh nga Borussia Dortmund dhe e kryeson Bundesligën edhe pas javës së 15.