“Atlasi i Turbullt” në Toronto

Në mesin e filmave të shumtë, sigurisht që më i rëndësishmi është filmi “Cloud Atlas”, një film ky i ri dhe ambicioz i zhanrit fantastiko-shkencor, me regji të duetit fantastik, Lan dhe Andy Wachowski (autorë të kult-filmit “Matrix”), në bashkëpunim me Tom Tykwer (autor i filmit “Run, Lola, Run”.
Filmi “Cloud Atlas” ka kohë që pritet nga adhuruesit, kështu që shfaqja e tij në Toronto nënkupton edhe fillimin e distribuimit të tij në kinematë botërore.
Veç tij, në program janë edhe trileri erotik i regjisorit Brian De Palma, “Epshi”, i cili pothuajse paralelisht do të shfaqet edhe në festivalin e Venecias, por edhe filmi dokumentar për pop-yllin e ndjerë Michael Jackson, “Bad 25”, i regjisorit Spike Lee.
Gjithashtu pjesë e filmave të përzgjedhur për sivjet është edhe ekranizimi i romanit mitik “Në Rrugë”, të autorit Jack Kerouac, me regji të Walter Salles.