“Avatar” sulmohet nga piratët

Filmi shkencor-fantastik është njëri prej filmave më të piratizuar gjatë vitit 2010, thuhet në një lajm të Reutersit.
Filmi që ka tubuar më së shumti të ardhura vitin e kaluar nga regjisori James Cameron, është shkarkuar 16.6 milionë herë nga interneti, thonë zyrtarë të TorrentFreak.
I dyti në listë është filmi i bazuar në strica, “Kick – Ass”, me 11.4 milionë shkarkime, që pasohet nga filmi i Leonardo DiCaprios, “Inception” me 9.7 milionë shkarkime.
Vitin 2009, filmi që ishte shkarkuar më së shumti ishte “Start rek, që ishte shkarkuar 11 milionë herë.
Filmi i fundit i Cameron, i bërë në teknologji 3D, në fillim kishte shtuar shpresat për një luftë më të madhe kundër piratërisë, por kjo nuk ka ndaluar miliona hakerë që ta shkarkojnë atë pa asnjë cent.
Pavarësisht se “Avatar” është në krye të kësaj liste, atë nuk e ka dëmtuar asgjë kjo pirateri pasi që ai është filmi më të ardhurat më të mëdha në kinematografi, pasi që ka fituar 2.8 miliardë dollarë për vetëm një vit.
Edhe fitues i çmimit “Oskar”, “The Hurt Locker”, është në këtë listë duke u renditur i nënti.
Edhe pse filmi ka qenë në faqe të ndryshme si fajll gjatë 2009-ës, shihet që ai është shkarkuar më shumë pasi që ka fituar gjashtë Oskarë në vitin 2010.
Po ashtu, prirje e piratëve kanë qenë kryesisht filmat që kanë që kenë në Box Oficce, edhe pse janë shkarkuar edhe filma të tjerë.
Megjithatë, filmi Kick-Ass dhe filmi i Matt Damonit për luftën “”Green Zone” janë ndër filmat e tjerë të njohur që janë shkarkuar shumë nga publiku nëpër faqet që bëjnë shkarkime të filaneve në mënyrë pirate.
Sipas TorrentFreak këtu kemi të mbledhur një numër të madh të burimeve që përfshin një numër të madhe të kodeve nga BitTorrent, nga të cilat edhe piratizohen filmat.
Filmat e piratizuar nëpërmes Bittorrent
1. Avatar - 16,580,000 shkarkime
2. Kick-Ass - 11,400,000 shkarkime
3. Inception - 9,720,000 shkarkime
4. Shutter Island - 9,490,000 shkarkime
5. Iron Man 2 - 8,810,000 shkarkime
6. Clash of the Titans - 8,040,000 shkarkime
7. Green Zone - 7,730,000 shkarkime
8. Sherlock Holmes - 7,160,000 shkarkime
9. The Hurt Locker - 6,850,000 shkarkime
10. Salt - 6,700,000 shkarkime