E Diel, 1 Nëntor 2026

Koha per bashkim

Ne radhe te pare demokracia do te thote qe shteti te ndahet ne dege secila me kompetencat dhe fushat e pergjegjesise te ndara dhe te pavarura ne menyre qe asnje dege te mos kete me shume pushtet se deget e tjera. Ndarja e zakonshme eshte ne ekzekutiv legjislature dhe gjyqesor.


Liria e mediave buron nga keto tre pushteteve duke qene ne ekuiliber por mediat nuk mund te zevendesojne asnje nga keto tre pushtete.
Pas nje viti vit shume i gjate nje gjykim ne Gjykate vendosi qe une jam i pafajshem per nje sulm qe nuk e kam kryer.


Sigurisht une e mirepres vendimin e Gjykates jo vetem per mua dhe familjen time por per shume miq kolege dhe bashkepunetore. Une e di se disa do te kishin preferuar te me shikonin te denuar vitin e kaluar vetem ne bazen e artikujve ne shtyp dhe jo provave evidente.


Vitin e kaluar une kam qene deshmitar i faktit qe disa i dhane vetes te drejten per drejtesi turme duke harruar se sundimi i ligjit dhe ndarja e pushteteve eshte guri i qoshes se demokracise. fare duket nuk perben deshmi lehjet dhe kafshimet e forta nuk e zevendesojne punen e nje Gjykate e cila peshon deshmite dhe degjimet e seciles pale gjate nje gjykimi.


Gjermania naziste krijoi ne vitin 1934 Volksgerichtshof gjykaten e njerezve qe mund te denonte njerezit per pune oresh bazuar vetem mbi thashethemet apo sic ishte shpesh rasti artikuj te botuar ne shtyp duke targetuar kete dhe ate si armiq te popullit gjerman. Ne te gjithe e dime shume mire nepermjet historise se koheve te fundit qe shume u denuan si armiq te klases punetore me gjyqe publike te manipuluara.


Une kam lexuar me trishtim artikullin e fundit te z. Baze dhe se si ai nuk duket te kuptoje se roli primar i medias eshte te beje te njohura faktet. Fakte dhe jo armiqesira ose sic po behet gjithnje e me e dukshme me z. Baze vrerin e tij ndaj vendit tone.


Duke lexuar artikullin e tij te fundit duket se Shqiperia eshte mbi te gjitha nje komplot kunder tij ... Le te harrojme z. Baze se ai padyshim nuk e di se cfare eshte duke bere dhe madje edhe ata qe ai i ka joshur per te degjuar teorite e tij konspirative se shpejti do ti kthejne kurrizin.


Vitin e kaluar jam shprehur nga burgu duke konfirmuar angazhimin tim per lirine e shtypit dhe lutja ime ishte per te pritur gjyqin para se te denohet dikush. Nje vit me vone une ende ripohoj publikisht besimin tim se media duhet te jete e lire.


Megjithate sic ka thene shkencetari politik i famshem amerikan Dr. Samuel Hendel Liria te jete kuptimplote ne nje shoqeri te organizuar duhet te perbehet nga nje amalgame e hierarkise se lirive dhe te kufizimeve.


Dhe pikerisht per vetekufizimet e mediave une do te doja te flisja sot. Nuk kam asgje kunder mediave qe te botojne faktet qe ata mund te kene madje edhe kunder meje. Por une kundershtoj fuqishem perzierjen e fakteve me komente kur komentet nuk jane te identifikuara qarte si opinione dhe jo fakte. Kjo eshte vecanerisht e rendesishme per vendin tone Shqiperine.


Une shpesh udhetoj jashte vendit per pune dhe une e di teper mire reputacionin jo te mire qe gezon vendi yne jashte kufijve - dhe ne te tilla raste sa shume i kushton vendit tone ne investimet dhe financimet e munguara.


Per fat te keq disa anetare te medias shqiptare nuk kuptojne se kur ne artikujt e tyre perdorin fjalet mafia oligark diktator ose akuzojne gjyqtaret qe bejne favore politike njehere te perkthyera ne anglisht frengjisht ose gjermanisht ne vendet ku veprimi i shpifjes mund te kushtoje qindra e mijera euro per nje media qe publikon lajme fjalet e tyre meren per te mireqena.


Fjalet e tyre perkrahin stereotipet qe ne vuajme - ate te nje vendi te korruptuar pa ligj te drejtuar nga mafia. Ne te gjithe e dime se vendi yne ka nevoje per tu permiresuar ne shume fusha por ju lutem nuk mund te bashkohemi ne te pakten dhe te portretizojme vendin tone ne nje menyre te ekuilibruar Ne qofte se dikush deshiron te jape mendimin e tij ose te saj ta beje me cdo kusht por ju lutem te identifikohet ne menyre te qarte si koment apo mendim dhe jo fakt.


Nje faqe interneti vitin e kaluar me pershkroi si kreu i mafias shqiptare dhe ruse Kjo me siguri do te kete shkaktuar tek shume persona buzeqeshje por ata qe botuan keto budallalleqe shpifese duhet te kuptojne se pervec se me perfolen mua dhe familjen time perfolen mijra bashkepunetore dhe qindra familje te lidhura me sipermarrjen qe une perfaqesoj pasi keto veprime mund te destabilizojne nje biznes dhe pse jo edhe nje komb.


shte vendi yne parajse Sigurisht qe jo.


A eshte ferri i pershkruar nga z. Baze Sigurisht qe jo. Shqiperia ka bere shume perparim por rruga per permiresim eshte e gjate dhe e veshtire. Kjo rruge do te shkurtohet dhe zbutet vetem nese ne bashkohemi ne angazhimin tone per demokraci dhe lirine e shtypit per aq sa kjo liri te ushtrohet me pergjegjesi dhe vetepermbajtje.


Sir Winston Churchill per te cilin askush nuk mund te dyshoje se ka qene kunder lirise se shtypit apo demokracise ka thene ne 1938 Nje genjeshter arrin gjysmen e botes para se e verteta te kete shansin te veshe pantallonat. Kjo ishte edhe para hyrjes se internetit ... le te shpresojme qe shume do te mendojne per fjalen e mencur te Churchill-it dy here para se te shkruajne genjeshtra rreth vendeve tona.


Duke hulumtuar thelle deri ne limite duhet te bindemi te gjithe qe ne kohet qe jetojme duhet te kemi te gjitha arsyet per te qene te bashkuar pa asnje leshim ndaj denigrimit tone te pabazuar ne fakte te vertetuara.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›