Fjala ne 6 menyra instalimi

Marredhenia personale e artistit pamor me fjalen si simbol imazh
po edhe instrument te propagandes. Nje publicist Fatos Lubonja prezantohet me nje objekt-real libri qe shkroi burg ne leter cigareje
Fjala ne ekspoziten e pese pedagogeve dhe nje publicisti ne Galerine e Akademise se Arteve Tirane eshte nje koncept nuk ngelet thjesht te funksioni primar si mjet komunikimi.
Te ndare ne dy kampe artistet dhe pedagoget e Fakultetit te Arteve Pamore Gazmend Leka dhe Vladimir Myrtezai ndalen te fjala si simbol dhe imazh.
Ne anen tjeter Fatos Lubonja Najada Hamza Ardian Isufi dhe Genc Permeti e lidhin kete koncept me izolimin pervojat vetjake ne Shqiperine e diktatures ku fjala ishte instrument propagande.
Ardian Isufi kurator i ekspozites Fjala i sheh punet e 5 pjesemarresve perfshi dhe te tri te vetat si faqe te ditarit njerezor qe artisti i ka grisur disa prej tyre per tja shfaqur publikut ku teksti vjen si kontekst i perjetimeve te historive te ndryshme njerezore qe shpesh kane orientim dokumentar apo simbolik.
Deshmia me e forte na vjen nga nje njeri qe nuk i takon fushes se arteve pamore. Ne korniza xhami prezantohen 82 flete te cigareje ku Fatos Lubonja shkroi Ploja e mbrame ne vitet e burgimit ne Burrel me 1988.
Instalacioni i Lubonjes eshte sugjestionues. Shikuesi nuk eshte vetem ne pozicionin e vezhguesit te ftohte. Sic evidenton edhe kuratori i ekspozites Ardian Isufi shikuesi futet ne marredhenie me ato miniatura ai afrohet kerkon hulumton historine e artistit. Prane ketij botimi te Marin Barletit te vitit 1994 eshte vendosur nje lupe per ti ardhur ne ndihme shikuesit.
Nje gjurme tjeter qe nxit kureshtjen eshte fjalori Micro-Rober ku u ruajt e fshehur nga gardianet Ploja e mbrame.
Najada Hamza pedagoge ne ateliene e Tekstil Modes nxjerr nga biblioteka e te atit Gjylistani dhe Bostani te Saadiut Panairi i Kotesive te Thekerit E bardha e kuqja e zeza Anatoli Vinogradov Mark Tuen ne rusisht Europe te Stajnbekut ne italisht. Ne nje tekst shpjegues Hamza tregon historine e zhveshjes dhe rikonceptimit te kopertinave te librave sipas shijes estetike te te zot.
Me pak fjale sapo vinin ne shtepi librave u hiqej kopertina pritej nje karton i ri ne madhesine e te parit lyhej me tush dhe krijohej nje mix media teper elegante ku vizatohej me pene shkruhej me letraset mbivendoseshin imazhe.
Autorja do ti vinte me shume ne ndihme shikuesit duke u ndalur te historia e librave te ndaluar atyre visareve qe i shijonin vetem nje pjese e elites intelektuale te Shqiperise se izoluar.
Ardian Isufi nxjerr nga arkivi i familjes se tij artikullin Na llogarisni edhe ne te Zeri i Populli 21 Prill 1987. Ne shkrimin qe ka per autor Besnik Mustafajn jane futur ne kuadrat fjalite U hap ekspozita e perbashket me vizatime te kater pioniereve te Enverit Altin Riza Ardian Isufi Ilir Fani e Ermal Habili.
Me teje Fjalet e mira qe u thane per ta mijera kilometra larg Tiranes nderi i medaljeve dhe cmimeve qe kane fituar para se gjithash i takon Partise krijueses se kesaj jete. Partise qe nga te gjithe te vegjlit ashtu si nga prinderit e tyre thirret prej zemre Nene.
Ardian Isufi e quan kete instalacion tijin nje autorefleksion dhe autoironi per ate tekst patetik qe mban titullin e nje kenge per femije te famshme atehere.
Nga ai kontekst kuptohet artifici dhe presioni qe ndodhte mbi individin nga me i vogli deri te te medhenjte. Ne ate kohe per te cilen flitet ne shkrim artisti pionier i talentuar bashke me disa moshatare te tij kishte fituar cmim nderkombetar ne nje ekspozite jashte vendit.
A e kishte pare autori Besnik Mustafaj ekspoziten. Isufi mohon dhe shton se shkrime standarde si ky jane fryt i diktatit te kohes.
Perballe instalacionit me Zerin e Popullit qendron edhe instalacioni Hibrid. Nje kalli misri qe ne vend te kokrrave ka dhembe dhe dhemballe. Isufi e ka perdorur si simbolin e nje objekti uzurpues dhe kercenues.
Rrugetimin e pervojave te artisteve ne nje kohe te izoluar e mbyll pedagogu i Tekstilit dhe Modes Genc Permeti me instalacionin Blloku. Gjithcka ka mbledhur ne udhetimin e pare ne perendim me 1992 copa letrash numra telefoni emra vendesh qytetesh ishujsh shtetesh.
Dy artistet Gazmend Leka dhe Vladimir Myrtezaj me punet e prezantuara te Fjala jane ne shtratin e tyre artistik. Leka vijon me simbolet shenjat mitet per te zbuluar pak e nga pak Modelin e Udhetimit ne Qender te Qenies. Kjo eshte e para performance publike e Lekes. Qysh me 22 dhjetor ai filloi te mbushte nje derrase sa nje faqe muri me simbolike numerike shenja ekuacione te gjitha ne funksion te fjales.
Isufi e quan kete nje rrugetim neper kultura neper gjithe historine e njerezimit. Te plote shpjegimin per kete pune Gazmend Leka e jep ne ditet e para te janarit per studente te Akademise se Arteve.
Ne dhomen e Vladimir Myrtezajt ndodh kjo Ne nje ekran nga nje mori gojesh degjohet poezia Trumcaku dhe perbri i projektuar ne mur shihet nje imazh i paforme. I perket nje dysheku te palosur te varur ne ajer hija ne mur e te cilit i ngjan nje goje te madhe te nje kukulle pelushi. Duket sikur artisti e ben kete loje per te na treguar pushtetin e imazhit mbi fjalen.
Ekspozita Fjala eshte e hapur deri me 12 janar ne Galerine FAP te Akademise se Arteve.