E Diel, 1 Nëntor 2026

Filmat e 2010’shit

Nga Express më 29 dhjetor 2010 në ora 14:00

1. The Social Network
Kur kujtojmë gjithçka që ka bërë David Fincher, atëherë mund të themi se ai ka qenë më i mirë se me Benjamin Buttonin për filmin e tij për Facebookun, që e bënë atë një film të suksesshëm, ndoshta më të mirët për të pasi që ai është i ndërlidhur me një aurë të atillë që nuk largohet nga melankolia në mes, pak para fundit dhe në fund.

2. A Prophet

Njëmbëdhjetë muaj pas premierës së tij të fundit, Jacques Audiard që bëri një kryevepër për mbijetesën në burgje, kthehet më një shfaqje që flet për Tahar Rahim, një arabi që lufton në mes të dy kulturave, duke e bërë këtë film një film me cilësi darviniane.

3. Toy Story 3

Ne kemi pritur lodrat e dashura të Andy’it, por ndoshta ato nuk janë aq të bukura sesa ato të Andy’it sepse ndonjëherë dinë që të paraqesin edhe lot sidomos për atë se në to ka karaktere adoleshentësh që i bënë ato më pak të ndikueshme se Woody, por është një film i thjesht që ja vlen ta shikosh.

4. Another Year

Paraqitja më e mirë e Mike Leigh që nga “Topsy-Turvy” dhe festa e tij me aktorët që e bën këtë një film që flet për një çift dhe marrëdhëniet e tyre jo edhe aq të mira.

5. I Am Love

Tilda Swinton është thjesht magjike në këtë film, por edhe në këtë rol ndonjëherë paraqitet e pasigurt. Stilisti sicilian Luca Guadagnino paraqet një grua ruse e cila lufton për trofe duke e bërë këtë filmi një dramë të paharrueshme të mbushur edhe me epitete seksuale.

6. The Kids Are All Right

Një punë e shkëlqyer nga Annette Bening dhe Julianne Moore që luajnë dy nëna lesbike dhe përkrah tyre kemi Mark Ruffallo që jep sperm si donator – duke e bërë jetën e tyre më të lehtë. Regjia dhe skenari i këtij filmi është bërë nga Lisa Cholodenko që e bën këtë film një komedi që ta zë frymën.

7. Dogtooth

Kur flasim për dyfunksionalitetin, atëherë duhet të kujtojmë filmin që ndoshta konsiderohet si shumë i çuditshëm këtë vit, aq më pak kur ai bazohet në familje greke që ka fjalor të çmendur dhe të dobët, kurse idetë e tyre seksuale kontrollohen nga patriarku

8. How to Train Your Dragon

Nuk është njëri prej filmave më të mirë të animuar të Pixar. Sepse kemi edhe një triumf të DreamWorks të cilët në këtë film paraqesin një farkëtar viking që kënaq shijet tona dhe të fëmijë të realizuar në një mjeshtri të rrallë nga të tjerët.

9. The Ghost Writer
Një triler politik i punuar nga Roman Polanski që e bën këtë një film klasik. Normalisht në qendër është Wean McGregori që flet shumë për veten e tij, ndërkaq skenari është i shkruar më shumë përkushtim nga Robert Harris.

10. Inception

Dashuroni ose urreni – ky është sektori i rivalitetit në një vend në tokë – që nuk ka të bëj asgjë me Christopher Nolan dhe ëndrrat e tij por që këtë verë ishte film shumë i suksesshëm apo thënë thjesht një film spektakolar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›