E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Bridesmaids” apo “The Hunger Games”?

Gara e sivjetme për MTV Movie Awards duket se do të bëhet filmave “Bridesmaids” (Shoqërueset e Nuses) dhe “The Hunger Games” (Lojërat e Urisë), të cilët janë dy filmat kryesorë të nominuar për këtë çmim.

MTV i ka bërë publik të hënën filmat e nominuar në 12 kategori, përfshirë këtu edhe gjashtë kategoritë e reja që nga ky vit janë pjesë e ceremonisë.

Risia tjerë sivjet është se të nominuarit janë përzgjedhur nga një panel i aktrove, producentëve dhe përfaqësuesve të industrisë filmike, në vend të përzgjedhjes online nga ana e publikut - siç ishte rasti deri më tani.

Megjithëse, edhe adhuruesit mund të marrin pjesë në përzgjedhjen e filmit, ngase votimi i tyre online fillon nga e marta (sot).

Ndryshe, edicioni i 21’të i ndarjes së Çmimeve të MTV’së për Film do të mbahet më 3 qershor, në Amfiteatrin në Universal City, dhe ajo do të transmetohet drejtpërsëdrejti në MTV.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›