E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli pritet nga presidentja Atifete Jahjaga

Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, me rastin katër vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka ardhur në Prishtinë për t’i uruar kryetares së Kosovës, Atifete Jahjaga, Ditën e pavarësisë.

Kryeparlamentarja shqiptare, Topalli, duke folur për festën, ka thënë se 17 shkurti i vitit 2008 është datë e rëndësishme e popullit shqiptar sa edhe 28 nëntori i vitit 1912. Ndërsa, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se pavarësia e Kosovës është realitet ndërkombëtar dhe i pakthyeshëm.

Presidentja Jahjaga ka pritur edhe personalitetet të tjera të vendit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›