E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Diktatori” i Fevziut

Pas suksesit të librit “Enver Hoxha”, të gazetarit Blendi Fevziu, që cilësohet të jetë libri më i shitur në 20 vitet e fundit, në kinemanë ‘Milenium’ të Tiranës, të hënën mbrëma është shfaqur edhe premiera e filmit dokumentar të Fevziut,“Diktatori”.

Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar dokumentarin si hap të parë të njohjes së barbarive të regjimit të Hoxhës, sepse Enver Hoxhën aty paraqitet si diktatori më i madh i të gjitha kohërave.

“Njohja e të kaluarës paraqet një kusht të domosdoshëm për të parë me qartësi të ardhmen që meritojmë”, theksoi Berisha.

Ndryshe, sipas Televizionit Klan, dokumentari i Fevziut shfaq për herë të pamje bazuara në fakte, dëshmi dhe dokumente të ish-diktatorit komunist Hoxha, i cili për 41 vjet rresht Shqipërinë e kishte shndërruar në një vend komunist diktatorial, në funksion ekskluziv të vetvetes.

Përveç Berishës, në premierën e filmit ishin të pranishëm edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryebashkiaku i Trianës, Lulzim Basha, ambasadori amerikan, Alexander Arvizu, ish-kreu socialist, Fatos Nano, shumë gazetarë, biznesmenë, artistë, etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›