“Dilema” e Beatrix
Nga Express më 15 shtator 2011 në ora 15:19
Beatrix Ramosaj do të paraqitet në festivalin “Kënga Magjike 2011” me këngën “Dilema”.
Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtarja, e cila ka thënë se do të paraqitet në këtë spektakël edhe me energjike se vitin e kaluar. Kënga “Dilema” është punuar nga Nesti Duka, që ndryshe njihet edhe me nofkën Stine.
Zakonisht “Kënga Magjike” sjell hitet moderne të vjeshtës dhe të dimrit. A do të jetë “Dilema” kështu, të shohim më vonë interpretimin e Trixes në “Kënga Magjike 2011”.