Gjyqtari ishte i turpshëm

Nga Express më 15 shtator 2011 në ora 16:30
Ylli i Real Madridit Cristiano Ronaldo e ka quajtur gjyqtarin të “turpshëm” pas fitores së ekipit të tij 1-0 ndaj Dinamo Zagrebit të mërkurën mbrëma.
Reprezentuesi portugez mori tretman të ashpër nga kroatët gjatë ndeshjes së tyre të parë në Grupin D të Ligës së Kampionëve duke përfunduar me nyje të përgjakur.
Në komentet e tij pas ndeshje, Ronaldo kritikoi gjyqtarin norvegjez Oddvar Moen që nuk i doli në mbrojtje të tij ndërsa përjashtoi bashkëlojtarin e tij Marcelo, i cili mori kartonin e dytë të verdhë për simulim.
“Ai ishte i turpshëm. Shpresoj që ky gjyqtar kurrë të mos e drejtoj një tjetër ndeshje tonën sepse është i turpshëm” tha Ronaldo për Marca.