E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zukorlic: Kushti për autonomi të Sanxhakut

Ripërtëritja e Këshillit Popullor të Sanxhakut, si organ më i lartë përfaqësues i boshnjakëve në Serbi, paraqet një akt historik drejt themelimit të autonomisë, para së gjithash në vetëdijen e qytetarëve, deklaroi myftiu i Bashkësisë Islame të Serbisë, Muamer Zukorlic. Nga Express më 15 shtator 2011 në ora 19:03

Duke mos e përjashtuar këtu mundësinë e një reagi8mi represiv nga ana e Beogradit, gjatë një interviste dhënë për gazetën sarajevase ‘Dnevni Avaz’, Zukorlic sërish i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare për dëfrimin e monitoruesve në Sanxhak.

Myftiu ka nënvizuar se autonomia nuk do të shpallet vetëm formalisht, por ajo do të veprojë edhe realisht, megjithëse mund të thuhet se ajo vepron që tani.

Duke u thirrur në vendimet e Takimit të Dytë Gjithëboshnjakë, i cili u mbajt të dielën e kaluar në Novi Pazar, dhe në dy deklaratat që miratuan me atë rast – për diskriminimin e popullatës boshnjake dhe për riemërimin e Këshillit në Këshill Popullor – Zukorlic paralajmëroi një ndryshim të plotë të konceptit të politikës kombëtare në Sanxhak, meqenëse, siç tha, për herë të parë nuk po i dërgohen më porosi Beogradit, por boshnjakëve dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›