E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Do të kënaqim publikun”

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez ka shprehur optimizmin se skuadra e tij mund ta fitojë përballjen më Real Madridin.

Dy rivalët e përjetshëm, Barça dhe Real Madrid do të ballafaqohen nesër mbrëma në ‘Camp Nou’ në kuadër të xhiros së shtatë të La Ligës spanjolle.

Sipas mesfushorit katalonas fitorja e mundshme ndaj ‘Los Blancos’ do të ishte hap i madh në garën për titull të kampionit. “Do të ishte fitore e rëndësishme dhe rivalët tonë të mbeteshin 11-të pikë para. Është një ndeshje dhe mundësi e madh, por nuk është takim vendimtar, sepse ka edhe shumë ndeshje deri në fund të kampionatit”, ka thënë Xavi.

“Ne do të mundohemi të kënaqim publikun tonë. Jemi në formë të mirë dhe mundohem të bëjmë më të mirën”, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›