E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Piero debuton me humbje (video)

Sulmuesi Alessandro Del Piero bëri debutimin e tij zyrtar për Sydney FC në humbjen 2-0 në udhëtim nga Wellington.

Ish legjenda e Juventusit dhe Italisë zhvilloi ndeshjen e tij të parë në A-League të Australisë, duel që u zhvillua në Zelandën e Re. Del Piero u paraqit për gjithë 90 minutat dhe ishte afër të shënojë me një goditje nga distanca në minutën e 77-të, por nuk arriti ti ndihmojë Sydneyt ti shmanget humbjes.

Golat e fitores për Wellingtonin i realizuan Huysegems dhe Fenton. Del Piero iu bashkua Sydneyt pas largimit si futbollist i lirë nga Juventus në fund të sezonit të kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›