E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tare: Lazio dëshiron Ligën e Evropës

Drejtori Sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare beson se skuadra e tij mund të kalojë terë rrugën në Ligën e Evropës. ‘Lacialët’ në mesjavën që e lamë pas munden Mariborin prej 1-0, në xhiron e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

Lazio aktualisht kryeson tabelën në Grupin J me katër pikë të tubuara, një me pak se Maribori, ndërsa sfidën e radhës skuadra e Tarës e luan kundër Panathinaikos.

“Ne dëshirojmë të shkojmë deri në fund në Ligën e Evropës. Ne do të mundohemi të lëmë përshtypje të mira në këtë gare. Ne jemi në një grup të vështirë”, ka thënë Tare.

“Ne kundër Mariborit treguam lojë të mirë. E rëndësishme është sfida me Panathinaikosin. Pavarësisht se ata nuk janë në formë të mirë, megjithatë, ata janë një ekip i frikshëm dhe me traditë. Ata janë të fortë, sidomos në shtëpinë e tyre”, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›