Mourinho: Pse të mos jem kampion edhe në shtetin e pestë?

Eksperti i madh i futbollit evropian dhe botëror, Jose Mourinho nuk e ka përjashtuar mundësinë që një ditë të marr ‘timonin’ e PSG-së. E ardhmja e njeriut që ka fituar trofe në katër shtete në Kontinentin e Vjetër, mund të jetë larg ‘Bernabeut’.
Ish-trajneri i Portos, Chelseat, Interit, thotë se trofetë e fituar në katër shtete janë motiv i madh për të arritur një sukses të tillë edhe në një shtete tjerë duke aluduar tek PSG e Francës.
Mirëpo, Mourinho, ka thënë se projekti i klubit francez është në duar të njerëzve, të cilët kanë cilësi të madhe dhe që janë të dëshmuar në futbollin evropian.
“Duke qenë kampion në një vend tjetër është motiv i madh për mua. Unë mendoj se duke qenë kampion në katër shtete, pse të mos jem edhe në pestin”, ka thënë Mourinho.
“Aktualisht projekti i PSG-së është në duart e cilësive dhe njerëz të dëshmuar si Carlo Ancelotti dhe Leonardos. Pra, në këtë kohë PSG nuk ka nevojë për trajner tjetër”, tha “I veçanti”.