E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Dua të jap më të mirën në Australi”

Ish-kapiteni i Juventusit, Aleks Del Piero, i cili tashmë është duke luajtur për skuadrën australiane, Sydney, ka thënë se është i lumtur me formën që po kalon në tokën australiane.

Ikona e futbollit italian thotë se akoma nuk është në formën e tij më të mirë, por ai beson se gradualisht do të arrijë në formën e tij më të mirë.

“Ende nuk jam 100 për qind në formën time më të mirë. Por ndihem mirë, sepse po punojë çdo ditë”, ka thënë Del Piero.

“Pas pesë xhirove, jam i lumtur më atë që kam treguar dhe dua t jap më të mirën për këtë klub”, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›