E Shtunë, 31 Tetor 2026

“IN”, moda klasike amerikane

Janë pesë gjëra të cilave nuk u del “boja” kurrë kur i veshni. Janë çizmet nga lëkura “Frye”, xhaketat “Lev’s Denim, atletet “Champion”, çantat e lëkurës “Coach” dhe këmishat “Pendleton” Nga Express më 23 janar 2011 në ora 10:13

Flotat e trendeve të modës, që paraqesin disenjatorët e rinj gradualisht po zhvillohen duke u bazuar në pop kulturën që e ka bërë botën e modës paksa konfuze dhe intime për çdo kë...sidomos vajzat e shkollës të cilat nuk kanë shumë buxhet dhe duhet të përdorin edhe fermerka apo veshje paksa me gangstere! Ndonjëherë kjo mund t’i bëjë ato që të kenë të vështirë të vendosin, por në disa stile ato mund të jenë “IN” dhe duhet që t’i përdorin sepse ka raste kur teshat e njëjta t’i vishni për dy sezoni (dy vite). Si kundërpërgjigje për idenë e “modës së shpejtë”, s’ka një hulumtim të fundit që ka të bëjë me popullaritetin e “trashëgimisë” dhe brendeve klasike amerikane: kompani që ofrojnë kualitet të lartë, modë shumë mirë të punuar që i reziston kohës dhe modës. Me një stil praktik dhe të përdorshëm, kemi pesë produkte klasike amerikane që ia vlen t’i keni në dollapin tuaj sepse mund t’i vishni edhe në momentet më delikate.

1. Çizmet mbi gjunjë nga lekura
Tipi i çizmet “Frye” janë tipat më të vjetër të një kampanie të këpucëve në SHBA, të cilat më së pari janë paraqitur si model në vitin 1960, të bazuara në një dizajn të vjetër. Fermerkat, fundet e shkurtëra, fustanat e shkurtër dhe të gjerë, madje edhe me tunika përdoren më këto çizme. Kjo është një modë tradicionale që edhe sot mund ta gjeni në shumë kompani në SHBA dhe Evropë . Tani kompanitë kanë oferta të ndryshme siç janë prerjet nga lëkura, lartësitë e ndryshme te çizmeve, çorape të gjatë me këpucë të shkurtëra, këpucë të ndryshme me zinxhirë dhe veshjet interesante bashkëkohore si në siluetë. Për më tepër, shputat janë të konstruktuara në atë formë që mbahen në mend duke i bërë ato shumë të rehatshme dhe këmbën që ndihet shumë mirë brenda.

2. Xhaketat e “Levi’s Denim”
Këto xhaketa të bëra nga fremerkat janë gjithmonë “cool” dhe të përshtatshme të vishën në çdo kohë, madje edhe atëherë kur koha nuk është e mirë. Modelët e reja ju japin një mundësi të përshtatshme për çdo moshë dhe prejardhjen e kanë nga vitet e ’70, kur ishin bërë edhe modelët e para origjinale. Ato edhe sot janë të përpunuar, normalisht me një stil të ri që janë shumë të përhapura dhe të përshtatshme për t’u veshur në çdo kohë.

3. Atletet “Champion”
A e keni ditur se kompania Keds ka bërë atletet “Champion” para pesë viteve në ditëlindjen e tyre të 100’të? Ato kanë qenë në këmbët e aktores së njohur Jennifer Grey në filmin “Dirty Dancing” dhe në këmbët e aktores Kristen Stewart te “Twilight: New Moon”. Edhe pse të kohës së vjetër me një ngjyrë krejtësisht të bardhë, eksterieri i tyre ju jep një dukje përfekte klasike. Për “Champion” tani ka edhe tone të tjera të lëkurës. Mund t’i blini ato edhe të lëkurës, përderisa mund t’i gjeni në faqen zyrtare të kompanisë.

4. Çantat e lëkurës “Coach”
Pavarësisht që thonë janë të shtrenjta, shumica e këtyre çantave të produktit “Coach” janë shumë në stil dhe të përdorshme. Për herë të parë ato u zbuluan në vitin 1941, ndërkaq “Coach” ende është e fortë; një brend që kohëve të fundit ka bërë përfitimet më të mëdha të dekadës. Pse mos të merrni çanta klasike, të cilat mund t’ ju qëndrojë maksimalisht gjatë gjithë jetës tuaj në dorë.

5. Këmishat e leshta Pendleton
Tashmë ato i kemi parë te të gjithë rokerët e Hollywoodit, por edhe aktorët. Ato janë këmisha me katrorë dhe ngjyra të ndryshme që ju bëjnë të keni një pamje të rehatshme dhe të bukur. Ato kanë stil ikonik të dyfishtë, ku mund t’i përdorni në çdo kohë dhe janë njëra prej produkteve më të gjata të këmishave të leshta të kompanisë “Pendleton”. Imaxhinoni “Pendleton Woolen Mills” është njëra prej këmishave që është përdorur që në vitin 1889 dhe ende ky brend ka kualitetin shumë të mirë, madje sa disa çanta të lëkurës nga India.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›