Paralizohet Tirana nga frika e dhunes ne bulevard
Shumekund degjuam shprehjen Kesaj here do te plase. E thene nga te majte e te djathte. Pikerisht me kete ndjesi ankthi Tirana nisi dje e sforcuar aktivitetin e saj te perditshem. Qytetaret iu drejtuan vendeve te punes nxenesit shkollave e keshtu kaluan oret e para te mengjesit. Linjat urbane funksiononin normalisht ndonese tendosja e nervave ndihej ne cdo cep te kryeqytetit. Pas mesdites kur filluan te mberrinin protestuesit e pare nga rrethet tensioni u rrit edhe me. Fill pas grumbullimit perpara Kryeministrise nuk u desh shume te kuptohej se ankthi i mengjesit kishte qene me te drejte. Pas pamjeve te para ku nisen te hidheshin gure e te kercisnin shkopinjte e gomes qindra prinder vrapuan ne kopshte per te marre femijet e tyre. Drejtuesit e shkollave nisen te bejne lajmerimet se mesimi nuk do te zhvillohej sipas orarit te percaktuar. Turni i pasdites do ti kishte oret e shkurtuara nderkohe qe nisen te telefonoheshin prinderit qe te vinin e te merrnin femijet. Sa na lajmeruan mesuesit ne telefon dhe erdha te marr vajzen ne klasen e dyte na tha nje nene e re prane Shkolles se Kuqe. Madje ne disa shkolla nuk u pranuan as te afermit qe te shoqeronin nxenesit. Thuajse ne te gjitha bankat te cilat orarin zyrtar te punes e kane deri ne oren 16.00 u dha urdhri te liheshin zyrat qe ne oren 14.00. E mbyllem per sot nuk do te kryhet asnje veprim tjeter. shte dhene urdhri nga drejtuesit per arsye sigurie qe te mos punojme me na sqaroi nje prej punonjesve te bankave me te medha te Tiranes. Per fat te mire linjat urbane funksiononin normalisht. Pak me larg perimetrit ku protesta po degradonte nga minuta ne minute shihje kudo njerez qe nxitonin te mblidheshin ne shtepi. Te gjithe me telefona neper duar duke komunikuar me te afermit e tyre. Tirana u mberthye nga paniku. Nje panik kolektiv qe sa vinte e shtohej. Te vetmit qe zbatuan me rigorozitet orarin zyrtar ishin punonjesit e administrates. Burime prane ketyre institucioneve pohuan se urdhrat ishin te prere Askush nuk do te linte vendin e punes deri sa te plotesohej 8-oreshi. Madje ne disa institucione nuk munguan edhe mbledhjet e monitorimet per te pare prezencen. Ndersa perpara Kryeministrise te dukej se po perseritej e njejta pamje si dy dekada me pare qindra biznese nisen te mbyllin qepenat e ta quanin te mbyllur ate dite pune. Ne oren 18.00 pjesa me e madhe e dyqaneve prane qendres por edhe ne periferi ishte e mbyllur. Hapur si zakonisht ishin lokalet por edhe ne ate me te rendomtin ku zakonisht televizori eshte i vendosur ne stacionet e muzikes tallava te gjithe ishin te mberthyer ne pamjet e protestes. Nje dite e rende qe i dha doza paralize te gjithe kryeqytetit. Nuk munden te qendronin jashte kesaj ngjarjeje edhe te gjithe ata qytetare qe prej kohesh kane zgjedhur ti rrine larg politikes. Ajo cka ndodhi dje i prekte te gjithe.
ZIRINA LLAMBRO