E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kosova" e Buxhovit në Gjakovë

“Në kuadër të shënimit jubilar të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, sot në Gjakovë u promovua libri i historianit dhe shkrimtarit Jusuf Buxhovi, “Kosova”, në tri vëllime; Antika dhe Mesjeta, Perandoria osmane dhe Nga konferenca e Londrës deri te Protektorati ndërkombëtar.

Buxhovi është autori që duke kombinuar dijen dhe përvojën, teorinë dhe empirinë, më këtë vëllim ai, ofron një analize politike të Kosovës mes shekullit XIX dhe atij XX, u shprehën pjesëmarrësit në promovimin e librit “Kosova” të Jusuf Buxhovit.

“ Historia është shkencë konkrete që merret me etninë në kohë të caktuar edhe në vend të caktuar, për arsye se kjo është një çështje konkrete, që e ka çështjen e hapësirës dhe të kohës”, ka thënë Masar Rizvanolli, kryetar i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”.

Ndërkaq kryetar i Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj ka thënë se vetëm në liri mund ta mbrosh vetvetën, gjenezën dhe shkrimin, kurse shkrimi e zbulon të vërtetën.

Autori i librit, Jusuf Buxhovi, ka theksuar se nuk mendon se në librin e tij është thënë gjithçka, por ka vend edhe për rishikim të historiografisë dhe plotësimit të saj me fakte të reja.

“Unë do të paraqes vetëm tri perceptime të mija rreth historisë, kohës dhe hapësirës. Thonë se kush nuk ka të kaluar, nuk ka të tashme, nuk ka të ardhme. Te shqiptarët arsye për një qasje të tillë janë edhe më të mëdha. Sepse shqiptarët janë ndër populli më i lashtë, por i cili me të drejtë konsiderohet bartës i qytetërimit. Këtë nuk e kam zbuluar unë por historianë botërorë; gjerman, bile edhe ata serbë. Prandaj nuk kemi kurrfarë arsye që t’i frikësohemi bashkisë. Shqiptarët si pasardhës të pellazgëve, dardanëve, ilirëve, arbërve e kanë këtë komponent që kjo duhet në na nderojë dhe të na bëjë përgjegjës për veprimet tona”, ka thënë ai.

Përurimi i librit “Kosova” i autorit Jusuf Buxhovi, është mbështetur nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dhe Kuvendi i Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj. (Kosovapress)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›