Hitckock, mbi stilin trego pa folur

Foto nga filmi The Birds (1963). Një qytet i vogël që popullohet papritur nga zogj që vrasin njerëz. Një grua (Tippi Hedren, aktorja kryesore) dashurohet me një hero të çuditshëm.
Valeria Dedaj
Elsa Demo
Jo fëmijë dhe pleq për figurantë, është këshilla që kritiku britanik është Ian Hyden Smith, kritik britanik, u jep në fund të një leksioni dyorësh studentëve të regjisë së filmit dhe televizionit në Universitetin e Arteve në Tiranë. Kjo është java e Festivalit të Filmit Europian në Shqipëri dhe Smith sapo ka dhënë një shembull se si një gjeni si Alfred Hitchkock nuk do të thotë që ka qenë i pagabueshëm. Një koment për sekuencën e filmit Zogjtë ku një trumbë zogjsh të zinj popullojnë ekranin. Do të ishin acaruar aktivistët për të drejtët e kafshëve po të dinin si Hitchkock-u i ngjit kthetrat zogjve grabitqarë në skela e çati. Ndërsa në një sekuencë nga filmi Veriu në veriperëndim, në skenën e vrasjes, një fëmijë figurant mbyll veshët para se arma e aktores protagoniste të plasë.
Një vështrim krahasues mbi krijimtarinë e regjisorit britanik me karrierë hollivudiane, vëren se gjenitë që janë të tillë ngaqë ecin në rrugë të pashkelur janë influencuar nga tradita pararendëse. Smith ilustron me pamje filmike influencën e Hitckock-ut nga tri stile kryesore të kinemasë botërore të viteve 1920-30: nga Abraham Linkoln (1930) i D. W. Griffith shfaqet montazhi i rrjedhshëm e gati i padukshëm amerikan; nga ekspresionistët gjermanë që synonin projeksionin e një mendjeje të torturuar, shembull i mirë është Kabineti i dr. Kaligarit (1919) nga Robert Wiene; dhe me Betejën Potjomkin të Eizenshteinit ilustrohet stili i montazhit sovjetik i ngritur mbi efektin Kuleshov. Kritiku Smith nënvizon se nuk është vetëm filmi por edhe media e gazetaria që përdor stilin e montazhit duke u fokusuar në një të dhënë të së tërës.
Në rend me tri paraardhësit, Hitchkock-u në vitin 1935 me filmin Burri që dinte më tepër se çduhej shkrim të trija stilet e shkollave amerikane-gjermane-sovjetike. Është me mjaft interes komentimi që Smith i bën vrasjes në Hollin Albert të Londrës, roli i muzikës që vjen vetëm në ngritje, spektatori pret me ankth vrasjen. E shtëna mbytet në goditjen e lodrave të orkestrës. Spektatori nuk e dëgjon atë. Vrasja, vdekja vjen me ankth por pa zhurmë, sipas parimit të Hitchcock-ut trego pa folur, nëpërmjet muzikës por edhe nëpërmjet simbolit. Ky është ai lloj arti që ai e ka përkufizuar si kinemaja e suspansës jo e shokut.
Një film tjetër që merret në analizë për gjuhën vizuale që krijon Alfred Hitchkock është Dritarja e pasme. Ai jep shembullin se si regjisori jep me një pamje të gjatë mjaft informacion për protagonistin që luhet nga aktori James Stewart. Ai duhet të zbulojë nëse ka ndodhur një vrasje në shtëpinë e fqinjit përballë, ndërsa për shikuesin ngrihet pyetja nëse është ai personi i duhur për të zbuluar krimin. Edhe njëherë këtu shfaqet aftësia e Hitchkock-ut për të treguar pa folur.
Hitchcock-u është gjeni por jo dikush që ska gabuar dhe është i sinqertë përballë krijimtarisë së tij. Në copë interviste të filmuar e shohim dhe e dëgjojmë të thotë se ka pasur raste që ai e ka shkatërruar suspansën si te Sabotazhi, ku plasja e bombës dhe vrasja e fëmijës nuk ka funksionuar.
Pas takimit, Ian Hyden Smith dha një intervistë për Shekullin.
U ndalët vetëm në elementet estetike të kinemasë së Alfred Hitchcock-ut. Sa komunikuese ka qenë kjo gjuhë e tij për publikun e gjerë?
Alfred Hitchcock-ut i ishte shumë i këndshëm jo vetëm me filmat e tij hollivudianë, por dhe me filmat e tij të parë, me filmat pa zë dhe më pas me filmat e parë me zë britanikë. Mendoj se e vetmja periudhë kur publiku i tij ra, ishte me filmat e fundit. Kjo ndodhi sepse ai humbi kontaktin me botën, me mënyrën sesi bota po ndryshonte. Kështu që mendoj se të gjithë i shikojnë ose marrin në konsideratë filmat deri në vitin 1964, kur realizoi filmin Marnie, të tjerët që bëri pas tij nuk janë dhe aq të mirë.
Si kanë qenë raportet e tij me producentët dhe botën e reklamës?
Sot jemi mësuar me idenë se shpenzohen miliona për parketimin e filmave të mëdhenj. Alfred Hitchcock e kuptoji përpara të tjerëve fuqinë që ka reklama dhe përdori disa mënyra. Ai e dinte që duke u shfaqur vetë në filmat e tij i gjithë publiku do të ishte në pritje që ai të shfaqej sërish. Por një model tjetër, e ndoshta më i miri që ndoqi, ishte me daljen në kinema të filmit Psiko. Ai e bëri këtë film shumë të njohur duke mos e lejuar hyrjen e njerëzve kinema pasi filmi të kishte filluar. E në këtë mënyrë rritej ndjesia e pritjes. Në njëjtën kohë ai realizonte seriale televizive të cilat i quajti Alfred Hitchcock shfaq. Ishin programe rreth gjysmë ore, me njëfarë misteri apo vrasje në qendër. Ai nuk ishte patjetër regjisori, por prezantohej në secilën prej tyre. Kësisoj Alfred Hitchcock u kthye në një firmë si Coca-Cola apo ndonjë produkt tjetër firme. Janë edhe këto që renditëm arsye për të cilat u referohemi filmave të tij si filma të suspansës Hitchcock-iane.
Për çarsye nuk e diskutuat suspansën brenda zhanrit filmik horror, film-noir, thriller?
Nëse flisni për film-noir, është një ai prodhoi në 1951, Të huajt në tren, dhe skenarin për atë film e shkroi bashkë me Raymond Chandler, i cili pat shkruar skenarin për një nga filmat-noir më të mëdhenj Gjumi i gjatë i regjisorit Howard Hawks. Apo në filmin Psiko asgjë nuk ndodh në 15 minutat e para. Hitchcock-u, shumë herë përpiqej të bënte diçka të re ose të ndryshme dhe mendoj se suspansa është termi më i duhur për filmat e tij.
Ilustrimet që zgjodhët sot treguan një repertor kolone zanore të larmishme, pamë funksionin e saj te Njeriu që dinte më tepër se çduhej apo zërat e fëmijëve te Zogjtë. Si i komentoni zgjedhjet e tij muzikore?
Ai nuk ishte muzikant e për më tepër kishte dalë nga kinemaja pa zë e cila nuk kishte kolonë zanore. Kur shfaqeshin filmat e tij, kishte një pianist që luante muzikën. Nga këtu ai kuptoi sesi filmi mund të ndikohej nga muzika. Një shembulli i mirë është sekuenca e hapjes së Psikos. Por e rëndësishme në rastin e Alfred Hitchcock-ut është marrëdhënia e tij me Bernard Herrmann, kompozitor i muzikës së filmave Zogjtë, Psikopati, Marramenth dhe nga Veriu në Veriperëndim. Hitchcock-ut i pëlqeu fakti që Bernard Herrmann donte të eksperimentonte me muzikën. Për mendimin tim Psikopati ka muzikën më të mirë, ndërsa tek Zogjtë muzika është eksperimentale. Nuk është melodia ajo që të bën përshtypje sesa zërat e zogjve që këndojnë.
Popullimi i ekranit me zogj të zinj siç u pa tek Zogjtë, mendoni se sekuenca me këtë esence makthi dhe shenje të së keqes, Alfred Hitchcock i ruajti dhe në filma të tjerë, si ndikim i rëndësishëm në stilin e tij nga ekspresionizmi gjerman?
Po është e vërtetë. Deri në fund të karrierës ai gjithmonë përpiqet që të shkojë drejt përsosmërisë e në disa raste ka funksionuar më mirë se në të tjerat. Ai akoma ishte i interesuar që të sillte diçka ndryshe. Mjaft i impresionuar ishte edhe nga regjisori italian Michelangelo Antonioni.
Hitchcock-u dhe teksti letrar, çmund të thoni?
Ai do të bashkëpunonte mjaft ngushtë me shkrimtarin Raymond Chandler, është një nga marrëdhëniet më të njohura, sepse ata e urrenin njëri-tjetr