E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i BE z. Sequi ne BB per te finalizuar proven e javes ne kuader te muajit Europian

Prova e javes ka qene e nje karakteri te vecante. Diten e merkure banoret jane zgjuar ne nje shtepi te veshur me fije te kuqe qe u kthyen ne pengesa te qarkullimit te tyre te lire ne shtepi. Ata nuk duhet ti kepusnin por te kryenin cdo veprim duke i kaluar me kujdes. Simbolika e proves javore eshte procesi i integrimit te Shqiperise ne Europe. Barrierat qe duhet te kalojme per te plotesuar kriteret e hyrjes ne BB ne nje forme simbolike do ti superojme sot.

Ne shtepi do te hyje ambasadori i Bashkimit Europian z. Ettore Sequi per te ndihmuar ne finalizimin e proves javore. Me pare Arbana fton te gjithe banoret te shohin nje klip me momentet e proves se javes e me pas i ben me dije se ne shtepi ka hyre nje mysafir i vecante. Ne kuader te muajit Europian ambasadori i BE ne Tirane z.Ettore Sequi na nderon me prezencen e tij per te kryer proven finale.

Se fundi te gjithe banoret dalin ne oborr ku takojne z. Sequi e i fton ata te vendosen prane hartes. Ambasadori ka nje glob me 9 pyetje per ata shkeputur nga 50 pyetjet qe kane mesuar ne lidhje me Europen. Per cdo pergjigje te sakte ata do te kepusin nga nje fije te ndihmuar nga ambasadori. Te gjithe banoret pergjigjen nje e nga nje e prova konsiderohet e kaluar me sukses. Arbana i fton banoret ti presin te gjitha fijet qe gjenden ne shtepi e u kane penguar levizjen e lire ne shtepi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›