“Kurbani’ vjen edhe në Kosovë

Shtëpia botuese Dudaj, nga Tirana, të mërkurën ka bërë të ditur se të shtunën, më 26 nëntor, me fillim nga ora 18, në Muzun Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë, do të bëjë promovimin e librit të ri të kryetarit të PS’së, Edi Rama.
Libri “Kurban”, i cili gjatë Panairit të Librit në Tiranë ishte ndër librat më të shitur, vjen kështu edhe për lexuesin kosovar.
Libri paraqet një vështrim ndryshe të ngjarjeve dhe protagonistëve kryesorë politikë në Tiranë, të parë nga këndvështrimi i kryetarit të opozitës shqiptare, Edi Rama. Ndryshe, vepra a Ramës është lavdëruar shumë nga kritika në Tiranë, para së gjithash për nga mënyra e shkrimit dhe e trajtimit të ngjarjeve protagonist i të cilave ka qenë edhe vetë ai.