Simpozium poetik për nder të Mehmet Akif Ersoy

Simpoziumi, që për herë të parë u mbajt në vitin 1992, do të zgjas deri të dielën. Gjatë këtyre katër ditëve pritet pjesëmarrja e 100 poetëve nga shtete të ndryshme turqisht-folëse, por edhe të tjera. Një ceremoni rasti do të mbahet edhe në fshatin Sushicë, të Pejës, në të cilin lindi babai i Mehmet Afik Ersoy, shqiptari Ipekli Tahir Efendi.
Në simpozium marrin pjesë edhe disa prej poetëve më të njohur turq, si: A. Ali Ural, Ahmet Mercan, Cevat Akkanat, Cevdet Karal, M. Atilla Maraş, Mustafa Muharrem, Mustafa Ozçelik, etj. Gjatë festivalit poetik do të ndahen tri çmime që bartin emrat e poetëve më të mëdhenj turq: të poetit prizrenas të shekullit të 16’të, Suzi Celebi; të poetit popullor otoman të shekullit të 17’të, Karacaoglan; dhe të poetit më të njohur turk të shekullit të 20’të, Ahmet Hamdi Tanpınar.