Argjentina duhet të heq varshmërinë nga Messi

Messi në të kaluarën është kritikuar se nuk ka shfaq nivelin e paraqitjeve të Barcelonës në lojërat e tij me Argjentinën por Gago insiston se bashkëlojtarët e tij nga ekipi Kombëtar duhet të ngritin nivelin e lojës së tyre për ti ndihmuar yllit kryesor.
“Të kemi Lionelin në ekip është një bonus por Argjentina nuk mund të pasojë vetëm te Messi”, u shpreh ai. “Ne jemi duke ndërtuar një stil të lojës”, theksoi mesfushori i Valencias. Gago u paraqit në fitoren e Argjentinës 3-1 ndaj Paraguait të premten e kaluar ku Messi realizoi një gol të bukur nga goditja e lirë.
Ai është i lumtur nga rezultati por insiston se duhet shkuar ndeshje pas ndeshje. “Jemi në formë të mirë dhe po nxjerrim rezultate pozitive por nuk guxojnë të mendojnë më larg se Peruja, pastaj Uruguai. Kualifikimet janë të vështira, shpresa jonë e parë është të kualifikohemi për në Kampionatin botëror 2014, pastaj të shohim”, përfundoi ai.
Argjentina aktualisht kryeson në kualifikimet e regjionit të CONCACAF-it.