“Mbretëria” e princ Vidit
Miku i Shqipërisë, Malcom Howe, i autorizuar nga e bija e ish-funksionarit të lartë, Griselda Adam, e cila e ka marrë këtë iniciativë, i ka sjellë në Shqipëri këto objekte, në kohë për të përkuar me festën kombëtare të 100-vjetorit të Pavarësisë.
Malcolm Howe, anëtar i Shoqatës anglo-shqiptare, Londër, tha se bën pjesë në një shoqatë anglo-shqiptare, e cila është në fakt edhe më e vjetër se Shqipëria. “Ajo u krijua më shumë se 100 vjet më parë nga Edith Durham, për t’ju ndihmuar juve të fitoni Pavarësinë tuaj. Vij këtu në emër të miqve të mi, familjarë të Duncan Armstrong, sekretarit personal të Princit Vid, i cili ka qenë prijësi juaj. Ata vendosën të mblidhnin atë çka kishte ngelur në familje prej tij, shumica sende të uniformës së tij, të cilat ata i kanë ruajtur për rreth 100 vjet, objekte të cilat i kam sjellë sot këtu”, tha ai.
Ndër 11 objektet e veçanta, bëjnë pjesë një shpatë ceremoniale çeliku, spaletat, kapela dhe pjesë të tjera të uniformës së kapitenit Armstrong, të dhuruara nga vetë Princi Vid. Si dhe disa medalje të marra gjatë shërbimit në Shqipëri.