E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për çfarë është krenare Genta?

Genta Ismajli, ka festuar 100 vjetorin e shtetit shqiptar duke performuar në Belgjikë, mes mergimtarëve shqiptarë.
Këngëtarja ka deklaruar se ka kaluar mrekullisht mirë me bashkëkombësit  atje. 

Megjithatë, ajo mendon se u abuzua pak me këtë festë, duke thënë:
"Shumë nga këngëtarët e përdorën për të fituar ca koncerte më shumë. Nuk di çfarë të them, 100 vjetori ishte një festë që të gjitha gjeneratat ekzistuese nuk do kenë mundësinë jetike ta festojnë dhe mendoj se secili shprehu atë që ndjente në këtë drejtim''.

Duke folur për mediat shqiptare, Ismajli ka treguar për çfarë ndjehet krenare që është shqiptare:
"Për gjithçka, duke filluar nga karakteri i fortë, besnikëria, mikpritja dhe zemërmirësia". /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›