E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Moshatarja” e Shkodranit

Nga Ardian Jasiqi më 25 janar 2011 në ora 13:57

Këngëtari dhe tenori Shkodran Tolaj ka realizuar një këngë të re me titullin “Moshatarja”, e cila i takon zhanrit të muzikës qytetare. Në një bisedë të shkurtër për Rozë, Shkodrani ka thënë se kësaj kënge, nëse ka kohë do t’i realizojë edhe një videoklip.

“Kënga e re e meriton një videoklip, por ta shohim se a kam kohë për ta realizuar. Është një këngë që mendoj se ka një përmbajtje për t’u filmuar, mirëpo përveç kohës, duhen edhe njerëz adekuatë për ta bërë një punë të tillë. Videoklipet te ne jo në pak raste punohen shkel e shko, e një mënyrë të tillë të punës unë nuk preferoj. Megjithatë, do të shohim e do bëjmë”, ka thënë ai.

Sipas tij, pavarësisht që ai është tenor, atij i pëlqen që të sfidohet edhe në zhanre të tjera të muzikës. “Kjo nuk është çështje e mendimit tim. Unë kam dëshirë që të sprovohem në zhanre të ndryshme muzikore, kurse vlerësimet i bën tjetërkush – kritika dhe publiku.

Varësisht prej asaj se si do të priten edhe në zhanrin e muzikës argëtuese, do të përcaktoj angazhimet e mia. Me kujtohen fjalët e babit tim: Djali im, kudo që shkon dhe çfarëdo që bën, beje me zemër”, thotë ai.

I porsafejuar me këngëtaren dhe sopranon Besiana Mehmedi, Shkodrani thotë se fejesa për të është një ndjenjë e veçantë. “Një ndjenjë e veçantë: rahati, qetësi dhe dashuri e sinqertë”. Kurse sa i përket martesës, ai thotë: “Një hit veror nuk pritet, por vjen vetvetiu...mendoj se edhe martesa vjen ashtu...ta shohim se çfarë hiti po na sjell vera”.

Kënga “Moshatarja” e Shkodran Tolaj

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›